Dogjën vajzën e tyre 2- vjeçare me ujë të nxehtë, jepet dënimi për prindërit “monstër”

Bota
Dogjën vajzën e tyre 2- vjeçare me ujë të

Gjykata në Brisbane dha dënimin për prindërit “mosntër” që dogjën vajzën e tyre 2-vjeçare në vitin 2017. Babai i saj është dënuar me 11 vite burgim, ndërsa nëna e saj, Moore, 26 vjeçe u dënua me 9 vite e gjysmë.

Kujtojmë se Maddilyn-Rose Ava Stokes  vdiq si pasojë e djegieve të rënda në trup, pasi prindërit e dogjën me ujë të nxehtë, si dënim që kishte lagur pelenën. Vogëlushja vuajti nga djegie të rënda në të gjithë trupin. Ata e pranuan krimin makabër.

Mediat shkruajtën se babai i viktimës, e mbajti vajzën e tij nën ujë të nxehtë në banjë, që ajo të vuante nga dhimbje të padurueshme deri në momentin që ndërroi jetë.

Maddilyn u gjet e pavetëdijshme nga mjekët 5 ditë më vonë në shtëpinë e familjes së saj. Prindërit e saj refuzuan ndihmën dhe insistuan ta trajtojnë vetë vajzën e tyre. 2 vjeçarja ndërroi jetë nga arresti kardiak. Mjekët prononcuan se deri në momentin e vdekjes, vajza ka kaluar dhimbje të paimagjinueshme dhe të padurueshme.

Në shtëpinë e familjes, policia kanë gjetur lecka, fasha dhe letër të banjës plot gjak.

ME TE LEXUARAT