“Do t’i marr kuksianët nga Londra me avion…”, Rama publikon pamjet e reja nga aeroporti i Kukësit

Politikë
“Do t’i marr kuksianët nga Londra me avion…”, Rama

Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama ka postuar një video në rrjetet sociale ku duket se puna për aeroportin e Kukësit vijon.

Pamjet nga kantiera e ndërtimit, Rama i ka shoqëruar me një shkrim ku thuhet: “MIRËMËNGJES dhe me punën që vazhdon për përfundimin e Aeroportit të Ri Ndërkombëtar në Kukës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama, ndërsa e shoqëron videon me muzikë popullore.

Kujtojmë se kryeministri ka komentuar disa herë punimet për aeroportin, ndërsa pak muaj më parë bëri edhe një sfidë, kur tha se do marrë 120 kuksianë nga Londra.

“Kuksianët nga Londra që më kanë tallur pafund do t’i marr nga Londra dhe do t’i ul në Kukës. Do ti marr që të votojnë PD. PD do ketë 120 vota nga unë falas jo nga ato që janë mësuar të bëjnë.”- ka deklaruar më herët Rama.

VIDEO

ME TE LEXUARAT