Çfarë po ndodh mes Antonelës dhe Olsës? Postimi i autores së “Për’puthen” bën konfuz ndjekësit (Foto)
Lajmifundit
/
23 Shkurt 2021, 14:45
Showbiz
Olsa Muhameti, autorja e emisionit “Për’puthen” ka publikuar së fundmi një story ku tregon një dhuratë. Në postim, Olsa ka bërë tag konkurrenten e emisionit, Antonela Berishën, duke e falenderuar.
Kjo e fundit ka vendosur ta falenderojë Olsën me lule dhe ëmbëlsira, lidhur me mbështetjen që i ka dhënë, për historinë që ajo rrëfeu mbrëmë.
Kujtojmë se Antonela tronditi të gjithë me historinë e dhimbshme. Ajo tregoi se babai i saj ka dhunuar mamanë dhe i ka përzënë atë bashkë me motrën dhe vëllezërit.