Arrestohet në SHBA bashkëshortja e “El Chapo-s”, akuzohet për trafik droge

Bota
Arrestohet në SHBA bashkëshortja e “El Chapo-s”, akuzohet

Emma Coronel Aispuro, bashkëshortja e bosit meksikan të drogës Joaquín “El Chapo” Guzman është arrestuar në SHBA, e akuzuar për trafik droge. Mësohet se 31- vjeçarja është kapur në Aeroportin Ndërkombëtar të Dulles jashtë Uashington DC, ndërsa mbi të rëndojnë akuzat për pjesëmarrje për planifikimin e shpërndarjes së kokainës, metamfetaminës, heroinës dhe marihuanës.

31- vjeçarja akuzohet gjithashtu për komplotim me të tjerët për të ndihmuar burrin e saj të arratisej nga burgu në Meksikë në 2015, gjithashtu edhe në 2017, para se të ekstradohej në SHBA. Kujtojmë se “El Chapo”, është dënuar me burgim të përjetshëm në Neë York për trafik droge dhe pastrim parash.

Në gjyqin e tij në vitin 2019 u dëgjuan zbulime tronditëse për jetën e tij, që nga drogimi dhe përdhunimi i vajzave të moshës 13 vjeç deri te kryerja e vrasjeve me gjakftohtësi të ish-anëtarëve të kartelit dhe rivalëve.

 

ME TE LEXUARAT