Aksident tragjik i merr jetën 22- vjeçarit në Kurbin
Lajmifundit
/
23 Shkurt 2021, 08:09
Aktualitet

Një aksident i rëndë i ka marrë jetën një 22- vjeçari në Kurbin mëngjesin e sotëm. Aksidenti mësohet se ka ndodhur në aksin rrugor Laç-Patok, ndërsa autoritetet kanë identifikuar viktimën, Redon Zefi. I riu, duke drejtuar mjetin tip “Opel” ai ka dalë nga rruga ku për pasojë nuk i mbijetoi dot plagëve të marra.
Policia në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.