7 anije për stërvitje, aeroplanë e helikopterë lufte në Egje dhe Mesdhe, mediat greke sulmojnë Turqinë: “Po tregohet e papërgjegjshme”

Bota
7 anije për stërvitje, aeroplanë e helikopterë lufte në

Turqia dhe Greqia vijojnë të kenë një marrëdhënie të krisur, dhe për këtë, mediat greke fajësojnë Turqinë.

Mediat shkruajnë se vendimi i Turqisë për të zhvilluar një stërvitje të quajtur “Atdheu i Kaltër” nga 25 shkurti deri më 7 mars në Egje dhe Mesdhe, po acaron situatën mes dy vendeve.

Kujtojmë se Turqia ka nisur 87 anije të Marinës dhe Rojës Bregdetare, 27 aeroplanë, 12 helikopterë, F-16, F-4, si dhe forca amfibi në Egje dhe Mesdhe. Në mediat greke bëhet me dije se ka nisur eksplorimi në Çesme, një zonë në afërsi të Izmirit dhe në brigjet e Egjeut.

Palët u ulën për bisedime në 25 Janar për përecaktimin e vijës detare dhe të drejtat në kufijtë detarë, bisedime të mbajtura pas disa vitesh shkëputjeje.

ME TE LEXUARAT