Zbulohet prezantuesja që do të zëvendësojë Eneda Tarifën në “Portokalli”

Showbiz

Javën që lamë pas, me anë të një postimi në Instagram, Eneda Tarifa njoftoi largimin nga “Portokalli”. Ajo shkruante se e kishte marrë malli të ngjitej në skenën e spektaklit dhe me pranimin e propozmit sezonin e kaluar nga produksioni e kishte “nxjerrë mallin".

Rrjedhimisht të gjithë filluam të mendojmë se kush do jetë moderatorja e re e programit të humorit. Megjithatë, ditën e sotme në media po shkruhet se Nevina Shtylla do jetë prezantuesja e re e “Portokalli”.

Sipas “Revista Who” bukuroshja e ekraneve shqiptare është parë shpesh në mbledhje me stafin e programit pak para nisjes së emisionit. Pritet që në ditët në vazhdim ky lajm të konfirmohet dhe të zbulohen detaje të tjera për ndryshimet e spektaklit të humorit.

Kujtojmë se pas përfundimit të rubrikës së saj në “E diell”, Nevina nuk është shfaqur me ndonjë projekt në ekran. Thuhet po ashtu edhe se Salsano Rrapi nuk do jetë më moderator i “Portokalli”, por deri tani nuk ka ende asnjë reagim nga ai.

 

ME TE LEXUARAT