Vaksinimi i VIP-ave, Skënder Brataj: Shumë kanë refuzuar, mamanë time do ta dërgoj ta bëjë

Shefi i Urgjencës, Skënder Brataj ka bërë me dije se ka pasur “personalitete” që kanë refuzuar të injektohen me vaksinën anti-COVID.
I ftuar në emisionin “Open”, Brataj tha se shumë prej tyre e kishin telefonuar për ta pyetur nëse duhet të injektoheshin. Pikërisht në këtë moment, Bratajt i “shkau” goja duke u shprehur se i kishte treguar se nënën e tij 86-vjeçare do ta dërgonte.
Por si kur vaksinimi nuk po injektohet në masë tek të moshuarit?
PJESË NGA BISEDA:
Brataj: Çdo gjë me të thënë, jo me prova! Edhe personalitetet janë caktuar nga njerëzit e lagjes. Jam kontaktuar nga VIP-a për të më pyetur ta bëjnë apo jo. Se nuk kemi vetëm 14 VIP-a. Janë kontaktuar të gjithë mbi 80 vjeç, e jo të gjithë kanë qenë dakord.
Andi Bushati: Janë kontaktuar si mbi 80-vjeçarë apo…?
Brataj: Janë kontaktuar shumë +80 dhe janë në mëndyshje për të bërë vaksinën. Njërit i thashë që nënën time që është 86 vjeç në Vlorë do ta dërgoj ta bëjë.