U abuzua seksualisht nga mamaja dhe i dashuri i saj, i riu rrëfehet pas 10 vitesh dhe kërkon ndihmë: Ai ka dalë nga burgu, autoritetet nuk më mbrojnë

Soft
U abuzua seksualisht nga mamaja dhe i dashuri i saj, i riu rrëfehet pas 10

Një rrëfim anonym ka ardhur në rubrikën “E dashur Deidre”, në “Thë Sun”, ku një djalë sot 25 vjeç, rrëfen periudhën më të vështirë të jetës së tij. I riu tregon se kur ka qenë 14 vjeç, mamaja e tij bashkë me të dashurin e saj, abuzuan seksualisht me të.

Gjykata e dënoi me 8 vite burg, por bëri vetëm 4 vite, dhe sot, sipas 25vjeçarit, është i lirë dhe unë po jetoj në frikë.

Ai kërkoi nga autoritetet disa ditë para daljes së të dashurit të mamit, urdhër që e pengon atë që ti afrohet 25-vjeçarit, por kërkesa është refuzuar pasi sipas autoriteteve ai nuk është më një rrezik.

“Ideja se mund ta shikoj sërish, që ai të jetë afër fëmijëve të mi, më shkatërron. Kam kriza paniku vetëm nga ideja se mund ta shikoj”, është shprehur i riu.

Lidhur me këtë, Deidre shprehet: Kjo është e vështirë të përcillet, nuk jetohet dot në këtë formë, ndërsa i ofron ndihmë.

 

ME TE LEXUARAT