Rama flet për vaksinat anti-Covid: 70% e prodhimit janë në duar të 10 shteteve

Politikë
Rama flet për vaksinat anti-Covid: 70% e prodhimit janë në duar

Kryeministri Edi Rama këtë të hënë është në pritje të dozave të dyta të vaksinave nga Pfizer për vendin tonë.

“Ne marrim një tjetër sasi vaksinash nga Pfizer, si një mënyrë që të mos kemi asnjë moment të rënies së tempot, p;or ta rrisim atë me objektivin e shpallur që të vaksinojmë të gjithë popullatën brenda 14 muajve.

Ju po e shikoni se çdo ditë lufta për të siguruar doza vaksinash është shumë e fortë në të gjithë anët, por ne nuk hyjmë te ata që dorëzohen dhe unë kam besim se shumë shpejt do të kemi lajme shumë të mira.

Ne vijojmë furnizimin me vaksinën Pfizer, vijojmë fushatën e shtrirë për vaksinën e personelit të bluzave të bardha në të gjithë vendin.

Sot që flasim 70% e prodhimit të përgjithshëm të vaksinave janë në duart e vetëm 10 shteteve dhe të gjithë vendet e tjera që kanë pasur akses me dozat e mundshme kanë marrë pjesë dhe kanë ndarë vetëm 30% të shifrave.

Ka dhe 120 vende mes tyre dhe vendet e rajonit që nuk kanë asnjë dozë deri më tano.”, ka thënë Rama.

Kreu i qeverisë përsëriti edhe njëherë se brenda muajit Mars pritet të bëhet lëvrimi i 40 mijë dozave nga Pfizer. Ai u shpreh se po punohet për të finalizuar një marrëveshje të rëndësishme me një vend mik për të marrë doza vaksine nga AstraZeneca.

Po ashtu Rama u shpreh se vaksinimi i popullatës për 14 muaj është i realizueshëm.

“Brenda muajit Mars do të bëhet lëvrimi i 40 mijë e ca doza. Vazhdojmë përpjekjet për të finalizuar një marrëveshje të rëndësishme me një shtet mik për një sasi 300 mijë dozash me AstraZeneca.

Po ashtu jemi në komunikim intensiv me dy shtete të tjera që të shtojmë sasinë e vaksinave në mënyrë që të mos kemi asnjë moment ndalim apo rënie të tempit.

Përkundrazi të rrisim tempin progresivisht me objektivin e shpallur që të vaksinojmë popullatën brenda 14 muajve. Ky objektiv është ambicioz në kushtet ku ne ndodhemi.

Kam besim që më shpejt se vonë do të kemi lajme shumë të mirë. Deri tani situata është kjo. Vazhdojmë furnizimet me Pfizer. Vazhdojmë vaksinimin tashmë të shtrirë në të gjithë territorin të bluzave të bardha.

Po vaksinojmë të moshuarit në shtëpitë e të moshuarve dhe po vazhdojmë me kategorinë +80 vjeç. 70% e Prodhimit të Përgjithshëm të Vaksinave janë në duart e 10 shteteve”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama ndodhej në Rinas ku sëbashku me ministren Ogerta Manastirliu dhe ministrin Arben Ahmetaj pritën ardhjen e 8190 dozave të reja covid

ME TE LEXUARAT