Pasojat e Covid-19 mund t’ju përndjekin gjatë, ekspertët japin lajmin e keq

Soft
Pasojat e Covid-19 mund t’ju përndjekin gjatë, ekspertët

Pacientët e infektuar me covid, nuk do të shpëtojnë nga simptomat e këtij virusi. Studiues në Universitetin e Uashingtonit në Seattle tregojnë se humbja e nuhatjes, shijes, dhimbjet e muskujve mund të vazhdojnë për më shumë se një muaj pas shenjave të para. Gjithashtu, ka pacientë që këto simptoma do i kenë edhe 9 muaj pas shërimit nga covid.

Studimi nga Shkolla e Mjekësisë në Universitetin e Uashingtonit në Seattle, iu bë 177 pacientëve me Covid-19 të moshës rreth 48-vjeç, 16 prej të cilëve ishin shtruar në spital ndërsa 161 pacientë nuk kishin forma të rënda për tu shtruar në spital.

Sipas studimit, të paktën dy e treta e këtyre pacientëve nuk kishin me simptoma të koronavirusit pas tre apo nëntë muajsh, 16% e tyre raportuan një apo dy simptoma. Simptomat e vazhdueshme të koronavirusit rezultuan 27% te pacientë të moshës 18-39-vjeç dhe tek pacientë të moshës 40-46 vjeç 30 %, ndërsa 43% u raportuan tek grupmosha mbi 65-vjeç.

Lodhja dhe humbja e nuhatjes është një simptomë që mund të zgjasë pothuajse 9 muaj.  Rreth 5% e pacientëve kanë dhimbje kokë të vazhdueshme apo dhimbje të muskujve.

Edhe pse pandemia Covd ka një vit që është prezente efektet e saj afatgjate në shëndet ende nuk dihen, por fakti që njerëzit vijojnë të kenë simptoma për muaj me radhë edhe pas sëmundjes, sigurisht është shqetësuese, tha Dr. Denise McCallough.

Ndërsa arsyen se përse mund të zgjasin kaq gjatë simptoma të Covid, shkencëtarët ende nuk i kanë dhënë përgjigje, ndonëse disa prej të cilëve e kanë lidhur më reagimin e sistemit të tyre imunitar, ose me një inflamacion kronik.

 

 

ME TE LEXUARAT