Pas humbjes me Interin, Zlatan Ibrahimovic merr një tjetër goditje

Sport
Pas humbjes me Interin, Zlatan Ibrahimovic merr një tjetër goditje

Dje Milani pësoi një humbje shokuese ndaj Interit në derbin e javës së 23-të të Serie A.

Pas kësaj sot Zlatan Ibrahimovic ka merituar çmimin e emisionit satirik “Striscia la Notizia”, si dështimi i javës.Ibra e pranoi me kënaqësi çmimin “Tapiri i Artë” dhe komentoi edhe humbjen e djeshme.

Kjo ishte hera e gjashtë që Ibra merr këtë çmim, i cili është shndërruar në një zhvillim shumë i ndjekur në Itali.

“Ishte e vështirë. Ne bëmë shumë gabime, por do të shërohemi. Në ndeshjen tjetër unë shkoj me ‘Tapirin e Artë’, ndoshta kjo do të sjellë fat (qesh).

Sanremo? Tani për tani unë jam përqendruar te ndeshjet”, u shpreh Ibra

ME TE LEXUARAT