“O me karta o me shpata”, Rama sulmon Metën: Kjo luftë është për fëmijët e kopështit ose...

Politikë
“O me karta o me shpata”, Rama sulmon Metën: Kjo luftë

Kryeministri Edi Rama u pyet në Rinas ku po pret dozat e radhës së vaksinave edhe për një deklaratë të presidentit Ilir Meta në Vlorë, sipas të cilit shqiptarët do të votojnë më 25 prill o “me karta o me shpata”.

Rama deklaroi se lufta me shpata është për fëmijët e kopshtit, duke shtuar se do preferonte që të fokusohet tek lufta ndaj koronavirusit.

“Arsyeja pse jemi këtu është madhore dhe jemi në luftë për të siguruar vaksina për shqiptarët. Është një luftë jo me shpata. Luftërat me shpata janë me fëmijët e kopshtit ose për ata që kanë shkëputje me mburojën e trurit.

Është luftë e madhe tregtare, politike, komunikimi dhe unë dua që çdo natë, mendimi i fundit të jetë që bëmë diçka edhe për sot, që në këtë luftë mos ngelemi pas.

Kjo luftë është. Të tjerat janë ngjarje rrethanore, me personazhë rrethanorë, që nuk meritojnë të shkëputet vëmendja nga lufta kryesore. Ne zbatojmë eksperiencat e vendeve të tjera, fillimisht janë bluzat e bardha dhe të moshuarit 65 plus, nisim nga lart për të shkuar tek 65-a, se më të rrezikuar janë ata që janë më të moshuar”, u shpreh Rama.

ME TE LEXUARAT