Njihuni me kalin më të shtrenjtë në botë, vlen më shumë se Ronaldo e Messi të marrë së bashku

Bota
Njihuni me kalin më të shtrenjtë në botë, vlen më

Cristiano Rolando dhe Lionel Messi, janë dy nga yjet e futbollit që përpos viteve që kanë mbi supe, ende konsiderohen më të mirët në planet.

Megjithatë, vlera e tyre në tregun e transferimeve ka rënë ndjeshëm. Argjentinasi vlerësohet rreth 97 milionë euro ndërsa Ronaldo 73 milionë. “The Sun” shkruan se një kalë garash vlerësohet më shumë se vlera e dy lojtarëve të marra së bashku.

Bëhet fjalë për “Galileon”, një kalë irlandez që mbizotëroi botën e garave në fillim të mijëvjeçarit. Sidoqoftë, ndryshe nga se ndodh me atletë, vlera e tij është rritur pas përfundimit të karrierës.

Galileo ka një kosto prej 200 milionë dollarë, megjithëse pronarët e tij nuk po mendojnë ta shesin atë.

Gjëja e pabesueshme është që ky kalë 22 vjeç tejkalon vlerën e tregut të Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, madje vlen më shumë se të dy së bashku.

ME TE LEXUARAT