Muzikë dhe të qeshura në spitalin Covid në Tunizi, publikohen pamjet e mjekut që i trajton ndryshe pacientët

Soft

Mjekët, më të rrezikuarit për tu infektuar me Covid-19, kanë treguar edhe sens humori në këto kohë të vështira. Bëhet fjalë për Mohamed Salah Siala, mjek në Tunizi, i cili është filmuar duke luajtur violin për pacientët me covid-19. Ai është shprehur se armiku i padukshëm nuk do mund të shkatërrojë jetën tonë, duke sjellë energji tjetër në spital.

"Qëllimi im është të përdor muzikë për të ndihmuar në trajtimin e pacientëve me koronavirus që janë në një gjendje të rënduar psikologjike, duke vuajtur vetminë e cila është armiku i tyre i parë," tha Siala

Ndërkohë që pacientët janë shumë  të lumtur nga performancat live të mjekut. "Muzika këtu na fal një ndjenjë lumturie dhe gëzimi duke na bërë të harrojmë sado pak dhimbjen”, tha një ndër pacientët.

Ndërkohë pandemia në Tunizi së fundmi po qetësohet.

ME TE LEXUARAT