Lionel Messi thyen rekordin e Xavit

Sport
Lionel Messi thyen rekordin e Xavit

Lionel Messi ka regjistruar një tjetër statistikë historike me fanellën e Barcelonës në sfidën e të dielës kundër Cadizit.

Superylli argjentinas e ka kaluar legjendën Xavi Hernandez për numrin e ndeshjeve të zhvilluara në La Liga, transmeton Telegrafi.

Takimi i zhvilluar në Camp Nou shënoi paraqitjen e 506-të të Messit në La Liga duke tejkaluar kështu ish-mesfushorin spanjoll, i cili e ka mbajtur rekordin e mëparshëm me 505 paraqitje.

Për më shumë, 33-vjeçari arriti të regjistrohej edhe në listën e golashënuesve duke realizuar nga penalltia në pjesën e parë, megjithatë Alex Fernandez e barazoi rezultatin me një gol të vonshëm.

Edhe pse e ka kaluar Xavin te Barca, Messi është akoma larg top-pesë futbollistëve me më së shumti paraqitje në La Liga: Andoni Zubizarreta (622), Joaquin (567), Raul (550), Eusebio Sacristan (543) dhe Paco Buyo (542).

ME TE LEXUARAT