Kapet me kanabis në metro, arrestohet i riu shqiptar në Milano

Aktualitet
Kapet me kanabis në metro, arrestohet i riu shqiptar në Milano

Një 28-vjeçar shqiptar është vënë në prangat e karabinierëve në Milano për shkak se është kapur me lëndë narkotike.

Sipas mediave italiane i riu shqiptar po shkonte në metronë e Milanos dhe sapo pa policinë shpejtoi hapin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo ka sjellë që policia të dyshonte dhe ta ndalonte. Ai arriti të hipte në metro por edhe policia nuk iu nda. I dyshuari po përpiqej të “përzihej” me pasagjerët e tjerë, por agjentët e bllokuan atë dhe e shoqëruan në rajon për kontroll.

Ai kishte me vete dy mbështjellës me marijuanë, si dhe disa kartëmonedha valutë të huaj, mes të cilave edhe shqiptare.

ME TE LEXUARAT