Gruaja kryen aktin ekstrem, hidhet nga ura në Itali me foshnjën 18 muajsh

Bota
Gruaja kryen aktin ekstrem, hidhet nga ura në Itali me foshnjën 18

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Treviso të Italisë. Sipas mediave përtej Adriatikut, një nënë është hedhur nga ura “Vidor”, së bashku me fëmijën e saj 18-muajsh.

Ndonëse për nënën hedhja nga ura rezultoi fatale, fëmija ia hodhi pa shumë dëmtime. Megjithatë ai u vendos në kujdesin intensiv për çdo rast. Tanimë vogëlushi i është dorëzuar babait.

Por si ndodhi ngjarja?

Viktima, e identifikuar si një 31-vjeçare ishte larguar nga shtëpia së bashku me të birin për të takuar prindërit, të cilët jetonin në një tjetër zonë. Por vonesa e saj bëri që prindërit të alaermoheshin dhe të telefononin policinë.

Pas kontrolleve në zonë, policia zbuloi aktin ekstrem që kishte bërë e reja si dhe gjetën në vendngjarje foshnjën e cila ishte ende gjallë. Ndërkohë nuk bëhen të ditura arsyet që e dërguan të renë të kryente veprimin ekstrem.

ME TE LEXUARAT