E paralajmëruar, WhatsApp do të bllokojë përdoruesit që nuk pranojnë rregullat e reja të privatësisë

Teknologji
E paralajmëruar, WhatsApp do të bllokojë përdoruesit që

Përdoruesit e WhatsApp që nuk pranojnë termat dhe kuahtet e përditësuaara të privatësisë deri në 15 maj nuk do të jenë në gjendje të marrin ose të dërgojnë mesazhe.

Llogaria e tyre do të renditet si joaktive dhe mund të fshihet pas 120 ditësh.

Thirrjet dhe njoftimet do të funksionojnë ende për një kohë të shkurtër. WhatsApp e ka njoftuar updaten që në janar. Dhe pati një reagim të ashper mes përdoruesve që menduan se kompania po tentonte të ndante shumë të dhëna me Facebook.

WhatsApp tashmë ndan disa informacione me Facebook, të tilla si adresa e pajisjes dhe blerjet e bëra përmes platformës.

Për shkak të këtyre diskutimeve njerëzit ju janë drejtuar aplikacioneve alternative si Signal dhe Telegram.

ME TE LEXUARAT