“Bëni një këngë për të shpjeguar gjestet që pengojnë përhapjen e Covid” , Macron biznes me komedianët, nuk do ta besoni shpërblimin që i ka premtuar

Soft
“Bëni një këngë për të shpjeguar gjestet

Presidenti i Francës ka menduar se një mënyrë që qytetarët të ndëgjegjësohen për të parandaluar Covid-19, është kënga. Emanuel Macron i ka kërkuar dy Youtubers, McFly & Carlito shumë të njohur të bëjnë një këngë për të shpjeguar qytetarëve të gjitha gjestet të cilët mund të pengojnë përhapjen e mëtejshme të virusit.

Macron shprehet se, nëse videoja merr 10 milion shikime, do i lejojë që të bëjnë videoklipin e këngës së qëlluar në Elysée. McFly & Carlito, të cilët kanë 6.3 milion subscribers në kanalin e tyre në Youtube, pranuan sfidën e presidentit, në këmbim edhe të disa anekdotave të presidentin të cilat do të përfshihen në versionin përfundimtar të këngës. Të dy YouTubers të Dielën në mëngjes regjistruan "Më kujtohet", një këngë me një melodi kitare, nëpërmjet të cilat ata ftojnë qytetarët të respektojnë masat kufizuese për t’iu rikthyer sa më shpejt jetës normale para Covid-19. Brenda 24 orësh klipi ka arritur në 5.7 milion shikime. Me këtë ritëm, pragu prej 10 milionësh ndoshta do të tejkalohet në orët në vijim.

Tanimë Këshilltarët e presidentit francez duhet të jenë tashmë në kërkim të disa anekdotave të " mira" që Emmanuel Macron do të ndajë me dyshen.

"Je me souviens" është shpërndarë në mediat kryesore franceze dhe ata kanë deklaruar se të ardhurat do të dhurohen për Agoraé, një rrjet dyqanesh ushqimore për studentët.

ME TE LEXUARAT