Alarmohet Kosova, ministri i Shëndetësisë: Këtë javë do të ketë rritje të rasteve me Covid-19

Kosovë&Rajon
Alarmohet Kosova, ministri i Shëndetësisë: Këtë

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka paralajmëruar se në ditët në vijim në mund të ketë rritja të rasteve të reja me COVID-19. Gjatë mbledhjes së Komitetit për koordinim dhe vlerësim të situatës me COVID-19, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se gjendja e pandemisë është nën kontroll dhe se "nuk ka tendenca për alarm".

 

Ministri tha se gjatë kësaj jave “ka shenja iniciale të rritjes së rasteve” dhe se, sipas projeksioneve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK), numri i të sëmurëve do të variojë prej 312 deri në 321 raste - mesatarja 317 raste në 100 banorë - që, sipas tij, do të paraqiste rritje prej 6.9 për qind, kurse numri i vdekjeve, shtoi Zemaj, prej 4 deri në 5 vdekje brenda ditës, me mesatare 4 raste të vdekjes - me ulje prej 19.2%.

 

Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, tha se janë bërë të gjitha përgatitjet për fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit dhe se pritet që kontingjenti i parë i vaksinave që do të arrijë në Kosovë, të jetë prej prodhuesve AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit. Kosova pritet të marrë në total 100,800 doza të vaksinës përmes programit COVAX, që ka për synim shpërndarjen e vaksinave kundër koronavirusit në vendet në zhvillim.

Kosova është e fundit në rajon, sa i përket nisjes së vaksinimit kundër sëmundjes COVID-19, pasi fushata të tilla tashmë kanë nisur në Shqipëri, Serbi, Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi.

 

ME TE LEXUARAT