7 mite rreth puçrrave që nuk duhet t’i besoni më

Soft
7 mite rreth puçrrave që nuk duhet t’i besoni më

Aknet jo vetëm prishin pamjen tuaj, por edhe humorin. Trajtimi i akneve është i lidhur ngushtë me mite që nuk ju ndihmojnë ta mposhtni këtë problem. Madje, mund të përkeqësojnë gjëra.

Më poshtë ne do ju tregojmë mitet më të përhapura rreth puçrrave, të cilat ju nuk duhet t’i besoni më, për të mirën e lëkurës tuaj.

1. Modelet e të ngrënit nuk ndikojnë në përhapjen e akneve

Ekziston një studim i vjetër që pretendon se nuk ka asnjë lidhje mes dietës dhe puçrrave, por shkenca moderne vërteton të kundërtën.  Sheqeri stimulon prodhimin e insulinës dhe bollëku i tij mund të shkaktojë puçrra.

Ju sugjerojmë të shmangni produktet me një indeks të lartë glicemik, siç janë buka e bardhë, pijet e gazuara, çokollata dhe birra.

Aknet mund të shfaqen edhe për shkak të hormoneve që përmban qumështi, të cilat rrisin prodhimin e sebumit. Bollëku i saj bllokon poret dhe shkakton puçrra.

Hani produkte që do t’ju ndihmojnë të mbani lëkurën tuaj të pastër:

2. Pirja e duhanit lehtëson përhapjen e akneve

Shumë njerëz mendojnë se pirja e duhanit shkakton puçrra. Padyshim, përdorimi i duhanit është një zakon i keq, por nuk shkakton përhapjen e puçrrave. Duhani përkeqëson rigjenerimin e lëkurës dhe puçrrat shërohen më ngadalë. Nëse e lini duhanin, rrjedha e oksigjenit në lëkurë do të rritet dhe procesi i rimëkëmbjes do të jetë më i shpejtë.

3. Produktet kozmetike shkaktojnë puçrra

Jo të gjitha produktet kozmetike janë të dëmshme për lëkurën. Ju sugjerojmë të përdorni produkte që janë të shënuara si jokomedogjene, pasi prodhohen posaçërisht për lëkurën me probleme. Shmangni produktet kozmetike që përmbajnë alkoole dhe vajra. Alkoolet thajnë lëkurën dhe shkaktojnë acarim të saj. Gjithashtu bën që puçrrat të përhapen. Vajrat e bëjnë lëkurën të yndyrshme dhe bllokojnë poret.

4. Rrezet e diellit ndihmojnë në zhdukjen e puçrrave

Rrezet ultravjollcë stimulojnë punën e gjëndrave dhjamore, duke shkaktuar shfaqje të akneve të reja. Kjo është arsyeja pse duhet të përdorni krem dielli kur e keni lëkurën me probleme. Do t;ju mbrojë nga rrezet e dëmshme dhe do të parandalojë përhapjen e akneve.

5. Stresi shkakton puçrra

Puçrrat e reja nuk janë rezultat i stresit. Stresi vetëm përkeqëson situatën aktuale, sepse ngadalëson shërimin e tyre.

6. Nëse lani fytyrën shpesh, puçrrat do të zhduken

Aknet, si dhe pikat e zeza, shkaktohen nga bllokimi i poreve me një tepricë të sebumit. Kjo është arsyeja pse ju mund të lani fytyrën tuaj sa herë që dëshironi, por puçrrat nuk do të hiqen. Larja e plotë e fytyrës do të shkaktojë acarim të mëtejshëm: sfungjerët dhe furçat e fytyrës traumatizojnë lëkurën. Është gjithashtu një arsye për të mos e fshirë fytyrën tuaj me një peshqir. Thjesht prekni fytyrën me peshqir ose një pecetë.

7. Pasta e dhëmbëve ndihmon për të hequr qafe puçrrat

Pasta e dhëmbëve përmban sodë buke, vajra thelbësorë, peroksid hidrogjeni, mentol dhe triclosan të cilat sigurisht mund të thajnë puçrrat por gjithashtu mund të shkaktojnë acarime dhe skuqje.

Është më mirë të përdorni një trajtim puçrrash me bazë peroksid benzoyli, i cili është zhvilluar për të kuruar aknet

ME TE LEXUARAT