23-vjeçari vetvritet duke u hedhur në det, babai i tij prek me fjalët: E tallnin në ushtri

Kosovë&Rajon
23-vjeçari vetvritet duke u hedhur në det, babai i tij prek me

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Greqi, ku një 23-vjeçar ka vrarë veten e tij. I riu tallej dhe bullizohej nga të tjerët, e për këtë arsye i dha fund jetës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Agios Konstantinos në Kefalonia, ku 23-vjeçari Kyriakos Evangelatos, i ka dhënë fund jetës duke u hedhur me makinën e tij në det.

Familja e të riut kanë denoncuar duke thënë se djali i tij është ngacmuar dhe bullizuar gjatë kohës që ishte ushtar në Patra.

“Djali im i dha fund jetës. Unë e dërgova për t’i shërbyer atdheut. Unë e nxita atë sepse mendova se ishte gjëja e duhur për të bërë. Fatkeqësisht, kudo që shkoi, ai iu nënshtrua një dhune të pabesueshme psikologjike nga ushtarët dhe oficerët e rangut të lartë.

Të gjithë do të paguajnë, sepse nuk dua që fëmijët e tjerë të vuaj dhe familjarët të vajtojnë për fëmijët e humbur. Sepse asnjë prind nuk e meriton këtë gjë,” u shpreh babai i 23-vjeçarit.

ME TE LEXUARAT