Vuçiç bën ironi me Kurtin: Po merret edhe me problemet e Serbisë...!

Kosovë&Rajon
Vuçiç bën ironi me Kurtin: Po merret edhe me problemet e

Duke folur për dialogun me Kosovën, presidenti serb Aleksandar Vuçiç, duke folur për dialogun me Kosovën deklaroi se situata për Beogradin është pothuajse e pashpresë, edhe pse shtoi se “do të vazhdojnë luftën për të drejtat e tyre”.

Vuçiç sipas mediave në Kosovë, nga aeroporti i kryeqytetit serb ku kishte dalë të priste 150 mijë doza të vaksinës AstraZeneca, ka bërë ironi me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke thënë se“ai është duke ia zgjidhur Serbisë edhe zhvillimet e saj të brendshme.

“Serbia e di se cilat janë interesat e saj kombëtare dhe shtetërore dhe do të vazhdojë të luftojë për popullin e saj dhe të drejtat e tij, pavarësisht nga fakti se situata është pothuajse e pashpresë”, ishte komenti i kreut të shtetit serb kur iu kërkua të komentonte nëse Serbia ka një përgjigje për presionet e reja nga Prishtina dhe Uashingtoni dhe paralajmërimet për një platformë të re për vazhdimin e dialogut.

“Lërini, ata janë të gjithë të fortë dhe të mençur. Ne do t’i lëmë, ata le ta bëjnë punën e tyre, ne do të bëjmë tonën”, shtoi ai duke iu referuar liderëve në Kosovë.

Kurti e ka bërë të qartë në disa raste tashmë se dialogu me Beogradin nuk është prioritet i tij.

Fituesi i zgjedhjeve të 14 shkurtit thotë se nuk i shmanget bisedimeve me Serbinë, por kërkon të fokusohet më së pari tek drejtësia dhe punësimi.

ME TE LEXUARAT