Humbja e derbit në shtëpi pas 21 vitesh revolton tifozët e Liverpol, kërkojnë largimin e trajnerit
Lajmifundit
/
21 Shkurt 2021, 10:27
Sport

Gjendja e Liverpolit ka acaruar shumë tifozët, ndërsa humbja e djeshme duket se i vuri kupën. Liverpool u mund dje në “Anfield Road” nga Everton me rezultatin 0-2, duke acaruar tifozët, pasi kjo është humbja e parë në derbi në shtëpi, që prej 21 vitesh.
Nervozizmi i tifozëve, bëri që ata të nisin një fushatë online, ku kërkojnë largimin e trajnerit, Jurgen Klopp, me hashtagun #Kloppout, duke e kthyer në trend.
Ndonëse Klopp fitoi titullin kampion dhe Champions League me “The Reds”, tifozët besojnë se cikli i tij ka mbaruar dhe kjo pritet të ndodhë në fund të sezonit.
ME TE LEXUARAT
Ad 300 x 250