Covid-19 prek Serinë A, shtohet numri i lojtarëve të prekur
Lajmifundit
/
21 Shkurt 2021, 11:28
Sport

Një lajm aspak i mirë vjen nga Seria A, ku mësohet se të paktën tre lojtarë të skuadrës së Torinos janë infektuar me Covid-19.
Mësohet se “demat”, dy ditë më parë njoftuan se janë infektuar dy futbollistë, por, pas bërjes së tamponit nga e gjithë skuadra, u shtua edhe një tjetër. Tre futbollistët janë izoluar në banesat e tyre, duke munguar në ndeshjet në vijim.