U dhunua në mes të rrugës, kush është e dashura shqiptare që çoi pas hekurave futbollistin nigerian

Sport
U dhunua në mes të rrugës, kush është e dashura

Ish-sulmuesi i Partizanit, Theofilius Solomon, është në telashe të mëdha me drejtësinë shqiptare. 25- vjeçari u arrestua nga policia ditën e 17 shkurtit, pas denoncimit nga e dashura për ushtrim dhune, ndërsa ditën e djeshme iu caktua masa e arrestit me burg.

“Panorama Sport”, zbulon se mes çiftit ka pasur një debat të ashpër, në mes të lagjes ku Solomon dhe e dashura e tij banonin, teksa të pranishëm kanë qenë edhe disa kalimtarë, që e kanë parë plotësisht skenën e ndodhur.

Burime pranë policisë bëjnë me dije për gazetën se ai u denoncua më datë 17 shkurt nga e dashura e tij, për dhunë në familje.

Sipas burimeve të policisë, mësohet se vajza ka inicialet E. P. Futbollisti ka depozituar një kërkesë në Apel, ku kërkon ndryshimin e masës së sigurisë.

Solomon firmosi me skuadrën e Al Qadsia në Kuvajt gjatë merkatos së janarit, por sulmuesi nuk është bashkuar ende me ekipin e ri.

NJOFTIMI I POLICISË – “Specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Th. S., 25 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij”.

PRAPASKENAT – Nga burime pranë vendngjarjes, “Panorama Sport” ka zbuluar disa prapaskena në lidhje me sherrin mes çiftit.

Ka qenë partnerja që i ka kërkuar Solomon ta marrë me vete në Kuvajt, por sulmuesi ka refuzuar dhe situata ka dalë jashtë kontrollit, me të dyja palët që kanë ngritur zërin dhe kanë pasur debat të ashpër. Kjo gjë ka tërhequr edhe vëmendjen e shumë kalimtarëve që kanë qenë pranë ngjarjes.

Solomon, gjatë kohës që po konfrontohej me shtetasen E. P., vajzën shqiptare me të cilën ishte i lidhur prej disa kohësh, është kapur në flagrancë nga policia dhe është shoqëruar direkt në komisariat.

APELI – Nigeriani ka depozituar një kërkesë në Apel, ku kërkon ndryshimin e masës së sigurisë. Do të jetë Apeli, i cili do të mbahet ditët e ardhshme, që do të vendos sërish për masën, pas kërkesës së futbollistit, nëse ky i fundit do të lihet në burg apo jo. Për sa u përket procedurave juridike, pas masës do të vijojnë hetimet, teksa më vonë kalon çështja për gjykim, ku në fund fare do të shpallet edhe vendimi.

Solomon, në qoftë se shpallet fajtor, kodi

penal parashikon deri në 5 vite burg për dhunë në familje. Dënim ky që nigeriani duhet ta kryej në Shqipëri, nëse shpallet fajtor.

Gjatë këtyre ditëve, sulmuesi ka qëndruar në Shqipëri, duke mos iu bashkuar dot skuadrës së re në Kuvajt, Al Qadsia. 25-vjeçari është stërvitur individualisht, ku nuk kanë munguar fotot në rrjetet sociale dhe me futbollistët e Partizanit.

DITA VENDIMTARE – Theofilius Solomon po priste datën 21 shkurt për t’u nisur drejt Kuvajtit, aty ku do t’i bashkohej ekipit të tij të ri.

Por, do t’i duhet të dalë para Gjykatës së Apelit Tiranë ditën e hënë, për të mësuar masën e sigurisë. Transferimi i sulmuesit në Kuvajt shtyhet dhe mbetet për t’u parë sesidotëjetëeardhmjae 25-vjeçarit./Panorama.sport

ME TE LEXUARAT