Pas sulmit të hakerave rus, SHBA vendos masa të reja për sigurinë kibernetike

Teknologji
Pas sulmit të hakerave rus, SHBA vendos masa të reja për

Të tronditur nga një sulm gjithëpërfshirës që mund të ketë zbuluar për Rusinë sekretet e qeverisë dhe korporatave, zyrtarët amerikanë po përpiqen të forcojnë mbrojtjen kibernetike të vendit.

Ndërhyrja, gjatë së cilës u vodh programi i përdorur gjerësisht nga kompania SolarWinds Inc. me bazë në Teksas, ka nxjerrë në pah ekspozimin e thellë ndaj rreziqeve të rrjeteve kompjuterike të strukurave të qeverisjes civile dhe kufizimet e përpjekjeve për t’i pikasur kërcënimet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ka mundësi që të fillojë gjithashtu një valë shpenzimesh për modernizimin e teknologjisë dhe sigurinë kibernetike.

“Ka nxjerrë në pah investimet që duhet të bëjmë në sigurinë kibernetike për të patur aftësinë për t’i bllokuar këto sulme në të ardhmen”, tha Anne Neuberger, zëvendës këshilltarja e sapoemëruar e sigurisë kombëtare për teknologjinë kibernetike dhe emergjencat, gjatë një seance informimi të Shtëpisë së Bardhë.

Reagimi pasqyron seriozitetin e një sulmi që u zbulua vetëm në muajin dhjetor. Hakerat, ende të paidentifikuar, por për të cilët zyrtarët thonë se gjasat janë që të jenë rusë, kishin qasje të pakufizuar në të dhënat dhe postën elektronike të të paktën nëntë agjencive qeveritare të Shteteve të Bashkuara dhe rreth 100 kompanive private, me shkallën e plotë të kompromentimit ende të panjohur.

Dhe ndërsa ky incident duket se kishte për qëllim vjedhjen e informacionit, ai rriti frikën se hakerat e ardhshëm mund të dëmtojnë infrastrukturën kritike, si rrjetet elektrike ose ujësjellësat.

Presidenti Joe Biden ka në plan të nënshkruajë së shpejti një urdhër ekzekutiv që zonja Neuberger tha se do të përfshijë tetë masa të destinuara për të trajtuar mangësitë e sigurisë të ekspozuara nga sulmi.

Administrata ka propozuar gjithashtu zgjerimin me 30% të buxhetit të Agjencisë së Sigurisë Kibernetike dhe Infrastrukturës së Shteteve të Bashkuara (CISA), një njësi pak e njohur më parë që tashmë është nën vëmendje intensive për shkak të sulmit kibernetik ndaj SolarWinds.

Presidenti Biden, duke mbajtur të premten fjalimin e tij të parë të rëndësishëm ndërkombëtar në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, tha se trajtimi i “papërgjegjshmërisë ruse dhe piraterisë në rrjetet kompjuterike në Shtetet e Bashkuara dhe në botë është bërë kritike për të mbrojtur sigurinë tonë kolektive”.

Republikanët dhe demokratët në Kongres kanë bërë thirrje për zgjerimin e përmasave dhe rolit të agjencisë, e cila është pjesë e Departamentit të Sigurisë Kombëtare.

Ajo u krijua në nëntor 2018 ndërsa ishte krijuar perceptimi se kundërshtarët e Shteteve të Bashkuara po sulmonin gjithnjë e më shumë strukturat civile të qeverisjes dhe rrjetet e korporatave, si dhe infrastrukturën kyçe, si p.sh. rrjeti i energjisë që është gjithnjë e më i ekspozuar në një botë të ndërlidhur.

ME TE LEXUARAT