"Nënat e papuna do të marrin 250 euro...", Albin Kurti iu qëndron premtimeve

Kosovë&Rajon
"Nënat e papuna do të marrin 250 euro...", Albin Kurti iu

Kryetari i Lëvizjes Vetvendosje Albin Kurti, i ka qëndruar premtimeve të fushatës dhe ka publikuar shifrat se sa para do të marrin familjet kosovare, pasi të marrë postin e Kryeministrit.

Ai ka shkruar në Twitter” se nënat e papuna do të përfitojnë 250 euro në gjashtë muajt e parë të amësisë së tyre.

“Neni 50 i kushtetutës sonë i garanton mbrojtjen, kujdesin dhe mirëqenien e fëmijëve tanë. Prindërit do të kenë pushim 12-mujor të amësisë/atësisë, ndërsa nënat e papuna do të përfitojnë 250 euro në 6 muajt e parë të amësisë së tyre.

Asnjë fëmijë nuk duhet të jetë i uritur apo të lihet pas dore”. Nëse një familje fiton më pak se 7 mijë euro për vit, do të përfitojnë 50 euro për një fëmijë, familjet që fitojnë më pak se 6 mijë euro në vit do të përfitojnë 100 euro për fëmijë, familjet që fitojnë më pak se 5 mijë euro në vit do të përfitojnë 150 euro për fëmijë.

ME TE LEXUARAT