Ndryshimet e privatësisë në IOS, ngjallin debate mes Apple dhe Facebook

Teknologji
Ndryshimet e privatësisë në IOS, ngjallin debate mes Apple dhe

Pas lajmit se kompania Apple në versionin e ardhshëm të iOS do ti japë të drejten përdoruesit për të dhënë ose jo leje për grumbullimin e të dhënave, Facebook nuk ishte shumë i kënaqur.

Një kompani si Facebook, ku fitimi kryesor vjen nëpërmjet reklamave, mund të ndikohet për keq nga ky vendim i Apple.

Kjo kompani thotë se “pranimi i lejeve nuk rezulton në mbledhjen e të dhënave të tjera nga Facebook, ajo thjesht nënkupton që Facebook mund të vazhdoje t'i japë njerëzve eksperienca më të mira”.

Për cfarë të dhënash po flasim?

Shpesh herë kur ne jemi duke kërkuar online per këpuce, ne do ta gjejmë veten duke parë reklama për këpuce nga website të ndryshme. Aftësia që kanë website-et të grumbullojne këtë informacion mund t’ju trembë, por kompanitë dinë ekzaktësisht se si t'i përdorin këto të dhëna duke ju servirur me sugjerime të ndryshme.

Dani Level, zëdhënës i Facebook, tregon se bizneset do të humbasin pozicionin e tyre dhe të ardhurat e tyre do te ndikohen shumë nga ndryshimet e Apple. ”Kjo nuk është rreth dy kompanive që ndeshen me njera-tjetren, por rreth së ardhmes së internetit falas.”

Tani tensioni mes dy kompanive po rritet.

ME TE LEXUARAT