Futbolli italian në zi, ndahet nga jeta ish-lojtari i Interit

Sport

Ka ndërruar jetë në moshën 71 vjeçare, ish-mbrojtësi i Interit, Bolonjës, Napolit, Pistoiese, por mbi të gjitha i kombëtares italiane, Mauro Bellugi.

Ai vuante prej disa kohësh nga anemia mesdhetare, një sëmundje gjaku që u bë vdekjeprurëse për shkak të Covid. Nëntorin e kaluar, Bellugit i ishin prerë këmbët pas ndërlikimeve për shkak të COVID.

Bellugi  e pati suksesin me skuadrën e interit, me të cilët luajti nga 1969 deri në 1974, duke shënuar një gol në 140 ndeshje (fitoi edhe një kampionat 1970-1971).

ME TE LEXUARAT