Bllokoi Australinë: Tërhiqet Facebook, platforma kërkon falje

Teknologji
Bllokoi Australinë: Tërhiqet Facebook, platforma kërkon falje

Australisë, Scott Morrison, u shpreh se Facebook është përsëri në tryezën e negociatave pas vendimit për të bllokuar shpërndarjen e lajmeve në platformë.

Ekzekutivi i lartë i Facebook për zonën Azi-Paqësor, Simon Milner, u detyrua të premten që të kërkojë falje pasi kompania ndaloi hyrjen në llogaritë e drejtuara nga organet qeveritare dhe departamentet shtetërore të shëndetit, në një kohë kur në Australi po zhvillohet fushata e vaksinimit.

Morrison shtoi se e mirëpriti faljen e Milner, duke theksuar se mbyllja e llogarive të informacionit publik nga Facebook ishte e pajustifikueshme.

Facebook fillimisht pretendoi se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të bllokonte hyrjen në faqet e shërbimeve shëndetësore dhe të urgjencës, duke argumentuar se kodi i bisedimeve në media ishte i formuluar keq.

ME TE LEXUARAT