Aksident i frikshëm në autostradë, ish-lojtari i Serie A në gjendje të rëndë

Sport

Andrea Cossu, ish-fantazisti i skuadrës së Cagliarit, ka pësuar një aksident të frikshëm në autostradën 554 në zonën e Selargius, në Sardenjë.

Mediat në Itali raportojnë se ai është transportuar me urgjencë në spital dhe gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

Makina me të cilën udhëtonte është shkatërruar dhe kjo tregon edhe aksidentin e rëndë që Cossu ka bërë.40-vjeçari italian ka luajtur në Serie A edhe me skuadrën e Veronës, ndërkohë që pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar te Cagliari, ku e mbylli në vitin 2018.

Cossu ka qenë edhe pjesë e kombëtares së Italisë në dy ndeshje.

ME TE LEXUARAT