“Me këto flokë nuk më mund kurrë”, Florian Marku tall keq kundërshtarin e tij

Sport
“Me këto flokë nuk më mund kurrë”, Florian Marku

Florian Marku është gati për duelin e mbrëmjes së nesërme të boksit kundër Rylan Charlton, përballje që do të zhvillohet në Londër, kryeqytetin e Anglisë.

“Luftëtari” shqiptar, pas shtatë fitoresh u ndal në barazim në muajin dhjetor dhe tani do të rikthehet te fitorja ndaj një boksieri që nuk e ka provuar shijen e humbjes.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dy boksierët janë ballafaqur mes tyre ditën e sotme, aty ku nuk kanë munguar batutat dhe thumbimet. “Nuk kemi ardhur këtu për të vallëzuar, por për të luftuar“, deklaron Marku, teksa vjen edhe replika e britanikut.

“Nuk ke respekt për asnjë, nesër do të mësoj se çfarë do të thotë respekt“, deklaron Charlton. Marku, boksieri i dashur i shqiptarëve, vijon më tej: “Le ta shohim, me këto flokë nuk ke shanse të fitosh ndaj meje. Nuk je ndeshur kurrë me dikë si unë“.

ME TE LEXUARAT