Planeti i mbuluar nga ari, fakte për Tokën që nuk i keni mësuar në shkollë!

Teknologji
Planeti i mbuluar nga ari, fakte për Tokën që nuk i keni

Ne mendojmë se dimë shumë për planetin ku jetojmë por, ndonjëherë suprizohemi për gjërat e reja që dëgjojmë. Ne dimë që quhet “Planeti Blu”. Por a e dini që shkencëtarët thonë se dikur Toka ka qënë ngjyrë tjetër dhe që hëna nuk është sateliti i vetëm i Tokës . Le ta njohim pak më mirë planetin ku jetojmë.

1. Hëna është një copëz e Tokës.

Para shumë kohësh shkencëtarët mendojnë se Toka ka qënë “e vetmuar”, ajo e kryente rrotullimin e saj rreth diellit krejtësisht e vetme. Para 4 miliard vjetësh një shkemb hapësinor me përmasat e Marsit u përplas me Tokën, si rezultat i kësaj përplasje një pjesë e saj u shkëput dhe më vonë u bë sateliti jonë Hëna .

2. Fusha magnetike e Tokës po ndryshon.

Planeti ynë Tokë ka një fushë magnetike të fortë falë dy faktorëve Bërthama hekur-Nikel dhe rotacioni i shpejtë boshtor. Fusha magnetike e mbron Tokën nga impakti i diellore. Me mendojmë se fusha magnetike e Tokës është konstante edhe e qëndrueshme , por e vërteta është se ajo po ndryshon .

Kërkuesit thonë se që nga shekulli XIX Poli Magnetik Verior është zhvendosur me 685 milje duke lëvizur në veri-perëndim të Artikut Kanadez .Shkencëtarët kanë qënë në dijeni të për migrimin e poleve magnetike që para shumë kohësh.

Xhejms Ras,  një eksplorues britanik, e pikasi fushën magnetike të Polit të Veriut në 1831, gjatë udhëtimit raskapitës në Artik, ku anija e tij ngeci në akull duke e detyruar ekuipazhin të kalonte 4 vjet atje .

Mbase kjo ishte arsyeja që askush nuk shkoi më atje deri pas 100 -vjetësh. Në 1904 Roald Amundsen , një eksplorues Norvegjez vërejti se poli magnetik i veriut ishte zhvendosur me 31 milje që nga zbulimi i Ross.

3. Forca e gravitetin nuk është e njëjtë kudo në planet

Toka nuk ka formë sferike të rregullt, por formën e një sfere të shtypur, pak a shumë si forma e kokës le të themi. Kjo bën që masa e saj të jetë e ndryshme në zona të ndryshme, gjë që shkakton ndryshimin e gravitetit në zona të ndryshme të planetit.

Një nga këto anomali gravitacionale është gjetur në Gjirin e Hudsonit në Kanada , ku graviteti është më i dobët se kudo tjetër në planet. Në 2007 studiuesit zbuluan se arsyeja e kësaj anomalie janë akullnajat e shkrira , të cilat kanë dobësuar koren e Tokës. Kjo shpjegon pse kemi 25 – 45 % gravitet më të dobët atje.

4. Në Hënë ndodhin tërmete

Po në Hënë ndodhin tërmete ashtu si ndodhin edhe në Tokë. Shkëncëtarët mendojnë se kjo mund të ndodh përshkak të ndëveprimit të forcave gravitacionale ndërmjet planetit tonë edhe Hënës.

5. Toka ka patur 2 Hëna.

Shkëncëtarët mendojnë se dikur, Planetin Tokë e orbitonin dy satelitë. Pas një përplasje mes tyre ato u shkrinë duke u formuar një trup të vetëm. Kjo kuptohet edhe në faktin se dy anët e Hënës janë të ndryshme nga njëra -tjetra . Madje nuk përjashtohet mundësia se në një të ardhme Toka mund të orbitohet nga dy ose më shumë satelitë.

6.Planeti jonë është i mbuluar nga ari.

Rreth 20 miljon ton ar mund të gjendet në thellësi të tokës edhe oqeaneve. Nëse mund të nxirret e gjithë ari që gjendet brenda tokës, do të ishte e mjaftueshme për të mbuluar tërë sipërfaqen e planetit në një shtresë prej ari 60centimetrash.

Dhe nëse ua jepnim secilit një pjesë të barabartë, secili nga banorët e Tokës do të merrte 9 paund të këtij thesari. Por ne mund të marrim vetëm një gram për çdo 100000000 tonë ujë të detit. Zhgënjyese!

7.Toka dikur ka qënë e purpurt

Dr.Shil DasSarma, një gjenetist mikrobial nga Universiteti i Maryland, mendon se mikrobet e lashta ndoshta nuk kanë përdorur klorofil, por të tjera molekula për të përpunuar rrezet e diellit dhe planeti ynë ka qenë e purpurt./lajmifundit.al

 

 

ME TE LEXUARAT