Mbi 10 milionë dollarë më shumë , eksportet shqiptare në rritje krahasuar me periudhën para pandemisë

Aktualitet
Mbi 10 milionë dollarë më shumë , eksportet shqiptare

Eksportet shqiptare kanë shënuar një rritje me normën 3.1% në Janar, duke dhënë sinjale pozitive për rikuperimin e ekonomisë dhe fuqisë së sektorit prodhues.

Krahasuar me Janarin e vitit 2020, kur pandemia ende nuk kishte prekur Shqipërinë dhe globin, eksportet rezultojnë 10 milion dollarë më të larta.

Grupi i metaleve dhe materialeve të ndërtimit ka dhënë një kontribut të konsiderueshëm, i ndjekur nga sektori i ushqimeve dhe pijeve.

Alban Zusi, thotë se prodhimet shqiptare, tashmë furnizojnë direkt linjat më të mëdha të supermarketeve në perëndim.

Por pavarësisht tablosë së përgjithshme, eksportet e tekstileve dhe këpucëve thelluan rënien edhe në janar, kjo edhe si rezultat i rënies së shitjeve dhe karantinës në shumë qytete të modës.

Edvin Premçe i Shoqatës Pro Eksport thotë se kompanitë kanë nisur të shkarkojnë 250 punëtorë çdo javë

Sektori kërkon që qeveria të krijojë incentiva për të mos shkarkuar punëtorët.

Edhe mineralet dhe lëndët djegesë rezultojnë më rënie të shitjeve në tregjet e huaja, ndërsa janari shënoi tregues të përmirësimit të konsumit. Importet u rritën me 8.4%, ku pesha më e madhe lidhet me rritjen e investimeve të sektorit privat në makineri pajisje dhe lëndë të parë.

Burimi/TvKlan

ME TE LEXUARAT