FIFA publikon klasifikimin e parë të vitit 2021, ja në cilin vend renditet Shqipëria

Sport

FIFA ka publikuar ditën e sotme renditjen e parë të kombëtareve për vitin 2021.Shqipëria nuk lëviz nga renditja e cila klasifikohet në vendin e 66 me 1360 pikë duke patur para saj Maqedoninë e Veriut dhe duke mbajtur poshtë vetes kombëtare si Bullgaria.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vendin e parë të kësaj renditje vijon ta mbajë Belgjika, më pas renditet Franca ndërsa podiumin e mbyll Brazili.

Në vendin e katërt klasifikohet Anglia më pas Portugalia, Spanja e gjashta, e shtata Argjentina, Uruguaji e teta, Meksika e nënta dhe “Top 10” e mbyll Italia.

Duke parë se Gjermania nuk ka kaluar një periudhë të mirë me kombëtaren e saj, renditet në vendin e 13.

ME TE LEXUARAT