Facebook "bllokon" Australinë, miliona përdoruesve ju është hequr aksesi

Teknologji
Facebook "bllokon" Australinë, miliona përdoruesve ju

Kompania Facebook bllokoi përdoruesit australianë nga mundësia e shikimit ose shpërndarjes së përmbajtjes së lajmeve, si kundërpërgjigje ndaj një projektligji, i cili detyron kompanitë e teknologjisë të paguajnë për përmbajtjen e lajmeve në platformat e tyre.

Edhe disa faqe qeveritare dhe shëndetësore gjithashtu u bllokuan.

Qeveria e Australisë kritikoi veprimin duke thënë se këto masa tregojnë fuqinë e jashtëzakonshme në treg të këtyre gjigantëve të mediave sociale, raporton Vizion Plus.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Veprimet e Facebook-ut për të mos qenë miq me Australinë, duke ndalur informacionet thelbësore mbi shëndetin dhe shërbimet e urgjencës, ishin sa arrogante aq edhe zhgënjyese”, shkroi kryeministri australian, Scott Morrison, në faqen e tij në Facebook.

Autoritetet australiane thanë se vendimi për bllokim e lajmeve ka një ndikim të madh në komunitet pasi llogaritet se çdo muaj, rreth 17 milionë australianë vizitojnë mediat sociale.

Franca është qeveria e parë europiane që po zbaton rregullat, por vendimi sugjeron që Google, Facebook dhe kompani të tjera do të përballen me kërkesa të ngjashme në pjesë të tjera të bllokut tregtar të 27 vendeve anëtare.

Vitin e kaluar, Facebook njoftoi se do të paguante organizatat e lajmeve në SHBA duke përfshirë The Wall Street Journal, The Washington Post dhe USA Today. Asnjë detaj në lidhje me marrëveshjet financiare nuk u bë i ditur.

Facebook dhe Google deri vonë ishin bashkë në kundërshtimin e këtyre masave. Edhe Google kishte kërcënuar se do të anulojë shërbimet në Australi. Por, në ditët e fundit kjo kompani ka njoftuar marrëveshje për të paguar disa publikues.

ME TE LEXUARAT