Dërgimi i turistëve në hapësirë për 132 mijë dollarë, njihuni me planin më të fundit të Zero 2 Infinity

Teknologji
Dërgimi i turistëve në hapësirë për 132 mijë

Shumë shpejt mund të jetë e mundur udhëtimi në hapësirë. Mësohet se shumë kompani po zhvillojnë raketa për të dërguar turistë në hapësirë, ndërsa teknologjia më e fundit është një “tollumbace masive”.

Ky krijim po merret përsipër nga kompania spanjolle Zero 2 Infinity, që po planifikon ta arrijë këtë duke përdorur një tollumbace heliumi me përmasa 420 metra në diametër.

Sipas kësaj kompanie, udhëtimi do të zgjasë për gjashtë orë, mes së cilave një orë në hapësirë dhe një orë për t’u kthyer në Tokë. Pasagjerët do t’u duhet të kryejnë një trajnim sigurie për dy ditë. Përdorimi i saj ul në mënyrë dramatike kostot, duke lejuar që udhëtimet të kushtojnë vetëm 132.000 dollarë.

ME TE LEXUARAT