Tik Tok sërish nën akuzë, nuk ka mbrojtur fëmijët nga reklamat e papërshtatshme

Teknologji
Tik Tok sërish nën akuzë, nuk ka mbrojtur fëmijët nga

Kompania  TikTok është vënë nën akuzë për shkelje të të drejtave të përdoruesve.

Akuzat janë bërë nga një grup evropian që mbron të drejtat e konsumatorëve, duke thënë se shkeljet e kompanisë kineze janë shumë të rënda.

Organizata Evropiane e Konsumatorit në një deklaratë ka thënë se sipas tyre platforma “bie ndesh me shkelje të shumta të të drejtave të konsumatorit të BE“.

Po ashtu pretendohet se TikTok nuk ka arritur të mbrojë fëmijët nga reklamat e fshehura dhe përmbajtja e papërshtatshme.

Pas akuzave TikTok në një reagim për BBC ka deklaruar se ka kërkuar një takim me organizatën për mbrojtjen e konsumtatorëve për të diskutuar rreth çdo problematike.

Kompania Tik Tok që është në pronësi të Bytedance është përballur edhe më herët me kritika në lidhje me politikat e tij të privatësisë dhe sigurisë pas një numri incidentesh.

ME TE LEXUARAT