Dëbora shtyn të gjitha ndeshjet e futbollit shqiptar, FSHF merr vendimin për të gjitha kategoritë

Sport
Dëbora shtyn të gjitha ndeshjet e futbollit shqiptar, FSHF merr

Ndalon futbolli shqiptar. Dëbora që ka pushtuar vendin ka detyruar FSHF-në të shtyjë të gjitha takimet.

Duke vlerësuar këtë situatë Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë vendimin që të shtyjë ndeshjet e futbollit në të gjitha nivelet e kampionateve deri të shtunën e ardhshme, datë 20 shkurt 2021.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndeshjet e parashikuara për t’u luajtur këtë të diel dhe gjatë javës, do të luhen në një datë të mëvonshme, që do të përcaktohen nga Sektori i Garave në FSHF.

NJOFTIMI I FSHF:

Moti i keq dhe reshjet e dëborës që kanë përfshirë të gjithë vendin tonë kanë detyruar Federatën Shqiptare të Futbollit që të shtyjë të gjitha ndeshjet e parashikuara për këtë javë.

Federata e Futbollit ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me drejtuesit e të gjitha klubeve dhe është njohur me situatën e rënduar të terreneve sportive dhe stadiumeve, ku do të zhvilloheshin shumë ndeshje.

Duke vlerësuar këtë situatë Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë vendimin që të shtyjë ndeshjet e futbollit në të gjitha nivelet e kampionateve deri të shtunën e ardhshme, datë 20 shkurt 2021.

Ndeshjet e parashikuara për t’ua luajtur këtë të diel dhe gjatë javës, do të luhen në një datë të mëvonshme, që do të përcaktohen nga Sektori i Garave në FSHF.

ME TE LEXUARAT