Përkeqësohet situata në Shkodër, 15 shtëpia të përmbytura, banorët nuk kanë ujë të pijshëm

Aktualitet
Përkeqësohet situata në Shkodër, 15 shtëpia të

Situata e motit në vend po vjen drejt përkeqësimit. Bashkia e Shkodrës ka lajmëruar së fundmi se rruga e Obotit vazhdon të jetë e bllokuar dhe se uji e ka arritur lartësinë 160 cm. Lidhur me banesat, janë të paktën 10-15 shtëpi, të cilat janë përmbur.

Nuk i kanë shpëtuar përmbytjës garazhe dhe stalla bagëtisë në Obot dhe në fshatin Muriqanë. Problemi në këto zona nuk janë vetëm shirat. Banorët lajmërojnë se nuk kanë as ujë të pijshëm, gjithashtu është anuluar mësimi.

“Shkolla 9- vjeçare “Qazim Mehja” në Oblikë nuk ka zhvilluar mësim (për shkak të pamundësisë së aksesit nga prania e ujit). Qendrat shendetësore në gatishmëri. Energji elektrike kemi në gjithë zonën. SPZ e zonës në gatishmëri.

UKSH vazhdon të furnizojë me ujë të pijshëm banorët e fshatit Oblikë (kryesisht pallate). Varkat e FA, reparti BMR Tiranë, janë në gatishmëri (sipas nevojave) tek ura Sadiçit (fshati Obot). Në disa toka bujqësore lartësia e ujit arrin 2- 3 m.

E bllokuar rruga Goricë mbi 60 cm ujë (kalohet me makina ushtrie). Nevoja për bazë ushqimore për bagetitë. Po presim të ulet sasia e ujit që të transportojmë ushqim për gjënë e gjallë. Me varka është e pa mundur.

Situata është shumë kritike (dita 36 më e vështira sot). Ka rritje të nivelit të ujit me rreth 40-50 cm. Përmbytje ka dhe në tokat e fshatit Velinaj dhe Shtuf. Gjendja e vështirë lagje Gallube fshati Oblikë (përmbytur garazhe e stalla bagëtish). Janë bllokuar shumë rrugë të lagjeve në këtë njesi. Fshati Obot në gjendje të jashtëzakonshme rrezikshmërie”, shkruhet në njoftimin e Bashkisë.

 

ME TE LEXUARAT