"Nuk e vret mendjen për asgjë", pas arratisjes nga policia, bëhet "e gjallë" Fjolla Morina (FOTO)

Showbiz

Këngëtarja, e cila është në kërkim pas largimit nga banesa në Kukës ku po qëndronte në “arrest shtëpie”, ka publikuar në Snapchat disa foto krah bashkëshortit të saj, Fisnik Syla.

Më 20 janar, Fjolla Morina theu arrestin e shtëpisë së vendosur nga Gjykata e Kukësit duke u larguar në drejtim të paditur.

Raportohet se nëna e dy vajzave të mitura po qëndron në Kosovë.

Këngëtarja u arrestua më 19 shtator në pikën kufitare të Morinës, pasi u kap me dy armë me vete. Gjithashtu u vunë në pranga edhe biznesmeni Fisnik Syla si edhe shoferi i saj.

Pasi doli para gjykatës, ndaj këngëtares u vendos masa “arrest shtëpie”. Para se të arratisej Fjolla Morina pranoi në gjykatë akuzën për “Trafik të armëve dhe municioneve”.

Kur policia shkoi për të kontrolluar në banesë, këngëtarja nuk është gjetur brenda dhe u shpall në kërkim.

Gjatë seancës, ajo kërkoi që të gjykohet me gjykim të shkurtuar, me qëllim që ajo në përfundim të shqyrtimit gjyqësor të përfitonte 1/3 e uljes së dënimit.

ME TE LEXUARAT