Lejuan grumbullime politike në lokal, policia e Divjakës gjobit dy pronarët

Aktualitet
Lejuan grumbullime politike në lokal, policia e Divjakës gjobit dy

1 milionë lekë ishte gjoba e vendosur për dy pronarë lokalesh në Divjakë, pasi kanë lejuar që të zhvillohet aktivitet në biznesin e tyre.

Kujtojmë se kjo është e ndaluar, që nga viti 2020, ku vendi u përball me një pandemi botërore, duke vijuar edhe në tani, duke shënuar një numër të lartë viktimash. Policia e Divjakës në njoftimin zyrtar njofton se shtetasit me iniciale SH.A dhe E.M kanë lejuar grumbullime politike në biznesin e tyre.

“Ndëshkohen me masë administrative 1.000.000 lekë, administratorët e dy lokaleve që lejuan zhvillimin e aktiviteteve politike në kundërshtim me Aktin Normativ për marrjen e masave parandaluese për përhapjen e COVID-19.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë, pas konstatimit në rrjetet sociale se përfaqësues i një subjekti politik, në kundërshtim me Aktin Normativ, kishte organizuar dhe zhvilluar aktivitete duke krijuar grumbullime personash, në ambientet e dy lokaleve në Divjakë dhe në Çermë-Sektor, përkatësisht me administratore shtetasen E. M., dhe shtetasin Sh. A., ndëshkuan me masë administrative 1.000.000 lekë secilin prej administratorëve.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë qytetarët, pronarët dhe administratorët e lokaleve, që të respektojnë me korrektësi masat anti-covid për të bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimit nga virusi dhe fton qytetarët të denoncojnë në Komisariatin Digjital cilindo që nuk respekton këto masa kufizuese duke u kthyer në burim rreziku për qytetarët”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT