Gjobitet me 5 milionë lekë qytetari në Durrës, theu rregullat e vendosura për parandalimin e Covid-19

Aktualitet
Gjobitet me 5 milionë lekë qytetari në Durrës, theu

Masat për parandalimin e përhapjes së Covid-19 vijojnë. Sot policia e Durrësit, në kuadër të kësaj situate ka evidentuar dhe ka marrë masa për përfaqësuesin e një shoqate, pasi ky i fundit ka shkelur rregullat e vendosur gjatë pandemisë vitin që kaloi.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë së Durrësit, shtetasi A.D u gjobit me 5 milionë lekë. “Vijojnë kontrollet nga Policia e Durrësit, për monitorimin e zbatimit të masave anticovid, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Strukturat e Policisë Durrës, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, vijojnë kontrollet për monitorimin e zbatimit të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Si rezultat i kontrolleve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 5.000.000 lekë, shtetasin A. D. (përfaqësues i  një shoqate), pasi ka organizuar një aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ Nr. 3 datë 15.03.2020, pikën 2 të nenit 3, si dhe pikën 1 të Urdhrit nr. 633 datë 17.11.2020 "Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura".

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë me korrektësi masat anticovid dhe i fton ata të denoncojnë në Komisariatin Dixhital, cilindo që nuk respekton këto masa kufizuese, duke u kthyer në burim rreziku për qytetarët”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT