Chicago kundër mësimit online, nxënësit do të rikthehen në shkolla

Bota
Chicago kundër mësimit online, nxënësit do të rikthehen

Nxënësit dhe studentët në Chicago nuk do të bëjnë më mësim online. Pas javësh negociata mes CTU-së dhe Rrjetit të Shkollave Publike në Chicago, me 13.681 vota u mor vendimi se nxënësit do paraqiten në ambientet e shkollave për të bërë mësim.

Sindikata e Mësuesve të Chicagos në shtetin federal Illinois të SHBA-së ka qenë pro mësimit në shkolla, por shprehu shqetësim në lidhje me sigurinë e shkollave. “Ky plan nuk është ai që meriton ndonjëri prej nesh.

As ne, as studentët tanë dhe as familjet e tyre. Është turp që CPS nuk mund të shtyjë rihapjen disa javë të tjera duke rritur vaksinimin dhe përgatitjet në shkolla është një turp”, u shpreh Sindikata.

Duke mbështetur deri në fund mësimin në kushtet tradicionale, Sindikata thekson se kushtet do të ndiqen pa rrezikuar askënd. Kujtojmë se në shteti Illinois kanë mbetur të vdekur nga Covid-19 të paktën 22 mijë viktima dhe janë raportuar 1.1 milionë raste.

ME TE LEXUARAT