Pas vitesh në heshtje, Facebook ndalon keqinformimet në lidhje me vaksinat

Teknologji
Pas vitesh në heshtje, Facebook ndalon keqinformimet në lidhje me

Për vite me radhë, në Facebook kanë ekzistuar grupe dhe profile që përhapin teori konspirative, informacione të rreme dhe keqinformime në lidhje me vaksinat, të nuk janë bllokuar nga platform.

Facebook e ka argumentuar këtë vendim bazuar te liria e mendimit dhe shprehjes së lirë. Megjithatë, politika e re, marrë shkas nga rreziku i përhapjes së informacioneve të rreme në lidhje me vaksinat, sidomos në një periudhë pandemie, përcakton bllokimin e këtyre grupeve.Si pjesë e politikës së re lidhur me Covid-19, Facebook do të heqë postimet me pretendime të rreme për vaksinat, njoftoi kompania të hënën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Ne do të fillojmë të zbatojmë këtë politikë menjëherë, me një fokus të veçantë te faqet, grupet dhe llogaritë që shkelin këto rregulla", tha Guy Rosen, i cili mbikëqyr vendimet për përmbajtjen. "Ne do të vazhdojmë të zgjerojmë zbatimin tonë gjatë javëve të ardhshme."Politika e re nisi që në prill të vitit 2020, kur Facebook vendosi që të drejtonte përdoruesit te burimet e sigurta për çdo postim në lidhje me Covid dhe vaksinat.

Grupet, faqet dhe profilet që përhapin informacione të rreme do të fshihen dhe/ose bllokohen. Politika e re premton krijimin e një platforme pa përmbajtje të rrezikshme të cilat bëheshin virale dhe qarkullonin kudo.

Facebook është akuzuar prej kohësh për lejimin e përmbajtjeve të rrezikshme, si mohimi i Holokaustit apo ekspozimi i fëmijëve ndaj pedofilisë.

ME TE LEXUARAT