"Do rriten kreditë e këqija", Banka e Shqipërisë jep alarmin, Sejko: Ekonomia varet nga masat e COVID

Aktualitet
"Do rriten kreditë e këqija", Banka e Shqipërisë

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko paralajmeroi se në Shqipëri në muajt në vijim pritet të ketë një rritje të kredive të këqija.

Sipas Sejkos, në 2020 nuk u rritën këto lloj kredish për shkak të masave të marra dhe afateve, por me përfundimin e këtyre të fundit në 2021 ato do të rriten.

Ai thotë nga ana tjetër se edhe në skenarin më të keq të rritjes së kredive të këqija, sistemi bankar është i shëndetëshëm, ndërkohë që momentalisht ato janë në nivel të ulët.

Sejko sqaroi se tashmë ekonomia shqiptare do të varret nga masat shtrënguese dhe zgjatja e pandemisë.

"S’ka pse euro të përdoret vend e pa vend, kemi mjaft banka për konvertim e zyra. Ka mjaft vende që nuk të pranojnë në tregti me monedhë të huaj.

Pyetja: Sa parashikohet të rritet numri i kredive të këqija?

E kemi theksuar, kreditë e këqija si pasojë e pandemisë do vijnë në rritje. Për fat të mirë, kreditë e këqija nuk janë rritur në 2020, na rezultoi se kredia e keqe ishte 8.1%. E përmenda në fundin e 2020. Patëm tregues pozitivë. Kredia u rrit me 7.7%. Sektori financiar pati rezultate të mira. Por natyrisht 2021 mund të ketë përkeqësim, në 2020 shtymë moratoriumin, ristrukturimin e kredive, pra për t’i dhënë mundësinë bankave. Që bizneset të përballonin pandeminë, për të zgjatur afatet, ristrukturuar kreditë, shtyrë.

Kredia me probleme mos rritet, por me mbarimin e këtyre afateve do të rriten kreditë me probleme. Nuk e di shifrën, shifrën e kishim parashikuar më të lartë, jo vetëm për kredinë me probleme. Varet nga pandemia, sa do jenë masat shtrënguese, si do reagojë ekonomia në funksion të zgjatjes së pandemisë. Presim rritje të kredive të këqija.

Edhe në rastin më të keq të rritjes së kredive të këqija, por sistemi bankar është i shëndetshëm. Nuk do të kemi nevojë për turbulenca, nga rritja e kredive të këqija. Jemi në nivel të ulët.

Tregu joformal i kreditimit ka ekzistuar dhe ekziston. Nuk është problem madhor, por analizat janë rifreskuar. Kemi marrë tregun jo formal në analizë. Natyrisht ne si institucion rregullator, kemi marrë masa për ta shmangur tregun joformal. Partneriteti më serioz është banka, pasi tregu joformal ka norma më të larta interesi. Sigurisht klientët seriozë që mendojnë ta kthejnë kredinë, për një qëllim të caktuar, kur e marrin atë borxh bëjnë llogaritë si doe shlyejnë atë borxh. Për këta klientë banka është partneriteti më serioz. Tregu joformal preferon persona jo të informuar, që kanë nevojë imediate, por që më vonë përballen me pasoja.Mund të kemi dhe raste biznes me biznes, që kanë probleme me bankat. Jo vetëm individ. Huamarrja është e lejuar.

Të gjitha janë sfida.”- tha Sejko.

ME TE LEXUARAT