Protestat në Rusi, arrestohet bashkëshortja e Navalnyt

Bota
Protestat në Rusi, arrestohet bashkëshortja e Navalnyt

Gruaja e liderit të opozitës në Rusi, Yulia Navalny, u arrestua të dielën gjatë protestave masive të zhvilluara në Moskë në mbështetje të bashkëshortit të saj.

“Yulia Navalnaya u arrestua në protestë! Liri për Navalny-n!”, shkroi në Twitter grupi mbështetës i liderit të opozitës, Alexei Navalny.

Në protestën e së dielës në të gjithë Rusinë janë raportuar mbi 2200 persona të arrestuar deri tani.

Mijëra njerëz sfiduan kërcënimet e autoriteteve për t’u arrestuar dhe masat anticovid dhe kanë mbushur sheshet e qyteteve më të mëdha ruse.

Protestuesit kundërshtojnë arrestimin e Alexei Navalny dhe bashkëpunëtorëve të ngushtë të tij dhe kërkojnë lirimin e menjëhershëm të tyre.

Alexei Navalny u arrestua pas kthimit të tij nga Gjermania, ku qëndroi për rreth 6 muaj për t’u rikuperuar nga një tentativë për ta eliminuar me një agjent nervor. Ai u kthye në qeli nga autoritetet ruse me motivacionin se kishte thyer një dënim me kusht.

ME TE LEXUARAT