Publikohen fotot dhe videot e vërteta, Tea duke u puthur e përqafuar me Beartin

Showbiz

Një tjetër “bombë” vjen këtë herë për ish konkurrenten e “Për’Puthen”, Tean, por këtë herë jo nga “armikja” e saj e përbetuar.

Në rrjete sociale qarkullojnë foto të Teas me ish konkurrentin e “Për’Puthen, Beartin. Ata shihen duke shkëmbyer puthje së bashku e duke shijuar disa ditë të ftohta dimri!

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kujtojmë se, pasi u përjashtua nga emisioni, duke lënë një nga pëlqimet e saj në dorë të Teas, Shqipja nuk u ndal kurrë së dëshmuari se Tea dhe Bearti kanë qenë të njohur dhe më parë, ndërsa në çdo provë që nxjerrë thekson se ata janë përputhur jashtë emisionit.

Vetëm para pak ditësh Shqipja publikoi një foto ku shihej që Tea shfaqej e veshur me një bluzë me dizajn ushtarak, teksa theksonte se bluza është e Beartit dhe citonte që ata dikur kanë qenë çift.

Nuk mjaftoi vetëm kaq, por Shqipja postoi edhe një foto tjetër, ku sipas saj faktohej se Tea dhe Bearti po dilnin bashkë nga një hotel. Shqipja, më pas postoi një tjetër foto ku Tea dhe Bearti shihen dorë për dore duke ecur së bashku në mes të dëborës.

Ditën e djeshme, Tea ka reaguar me disa postime në Instagram dhe ka sqaruar fotot në fjalë duke hedhur poshtë fjalët e Shqipes, që nga njohja me Andin para se të hynin në program deri tek lidhja me Beartin.

Por, fotot dhe videot e fundit që po qarkullojnë tregojnë qartë se mes Beartit dhe Teas ka pasur një marrëdhënie. Në videon e postuar në rrjete sociale duket se dyshja po kalojnë disa momente intime.

ME TE LEXUARAT